Cakaj paralajmëron masa të reja për transformimin e diplomacisë së Shqipëri
BKT
Shqipëri

Cakaj paralajmëron masa të reja për transformimin e diplomacisë së Shqipëri

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka bërë të ditur se pesë studentë të shkëlqyer i janë bashkuar diplomacisë shqiptare.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka shkruar se diplomacia shqiptare është hapur për studentët shqiptarë me rezultate ekselente akademike.

Sipas tij, për shkak të veprimeve konkrete të deritanishme, sfati diplomatik i përfaqësive tona nëpër botë përbëhet prej më se 88% (përjashto strukturat drejtuese emërimi i të cilave tejkalon MEPJ-në) me diplomatë karriere.

Sot pesë studentë ekselentë i janë bashkangjitur diplomacisë shqiptare!

Ky veprim është në përputhje me frymën e Paktit për Universitetin dhe pjesë e përpjekjes për përmirësimin e kapaciteteve përfaqësuese të diplomacisë shqiptare në përgjithësi! Diplomacia shqiptare, pra, përfundimisht është hapur për studendët shqiptarë me rezultate ekselente akademike!

Ky vendim edhe mund të situuohet brenda nismës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për zhvillim cilësor dhe rinovim të kuadrove të shërbimit diplomatik të Shqipërisë në tërësi.


MË SHUME NGA Shqipëri