16:30 / 28.06.2019
Kadri Veseli pret Massimo Mazzalin, i dorëzon çmimin ”Shën Tereza”
Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka pritur sot në hollin e Kuvendit, Massimo Mazzalin.
Me këtë rast, Veseli ka bërë të ditur se Mazzalit i ka dorëzuar çmimin ‘’Shën Tereza’’ të ndarë nga presidenca.
”Massimo Mazzali po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada. Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20 vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin “Shën Tereza”, të ndarë nga Presidenti i Kosovës”.

























