Lëkundje të fuqishme tërmeti ndjehen sërish në Korçë
BKT
Shqipëri

Lëkundje të fuqishme tërmeti ndjehen sërish në Korçë

Vetëm pak minuta më parë janë raportuar lëkundje të fuqishme tërmeti në qarkun e Korçës.

Raportohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.9 ballë dhe epiqendra e tij është regjistruar 14 km nga Korça, me një thellësi 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë sërish pak javë pasi Korça u shkund nga një seri tërmetesh të cilët shkaktuan dëme materiale por edhe persona të lënduar.


MË SHUME NGA Shqipëri