Chelsea i gatshëm për ta rikthyer në ekip Moratën
Ekipi anglez Chelsea po përgatitet për ta rikthyer në ekip sulmuesin e tyre, Alvaro Morata i cili është si huazim te Atletico Madrid.
Mediat angleze thonë se nëse Atletico nuk do ta blejë përgjithmonë spanjollin, atëherë Chelsea do ta rikthejë atë në “Stamford Bridge”.
Morata i është bashkuar Atleticos, si huazim për 18 muaj dhe nëse Diego Simeone nuk e bën të qartë se nëse do ta blej spanjollin, atëherë ai do largohet më herët nga Atletico.
Morata ka dëshirë të luaj për Atleticon, mirëpo për të Chelsea kërkon 50 milionë euro.
Morata nuk e dinë nëse do të luaj në Atletico sezonin e ardhshëm sepse klubi spanjoll harxhoi 112.9 milionë euro për ta transferuar Joao Felixin nga Benfica dhe ka mundësi që ai të rikthehet me forcë në “Stamford Bridge”.























