08:55 / 30.06.2019
E dërguara me punë e SHBA në Shqipëri në një qendër votimi
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka mbërritur në shkollën “Edit Durham” në kryeqytetin shqiptar për monitorimin e procesit të zgjedhjeve.
Ndryshe, procesi zgjedhor në Tiranë është duke vijuar normalisht dhe nuk është raportuar për incidente.
Disa protestues janë mbledhur në afërsi të dy shkollave, por nuk ka pasur të arrestuar, pasi vetëm bënin thirrje.























