14:18 / 30.06.2019
Gjici: Kuksianët nuk i ndalon kush të votojnë
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka votuar sot prej ku ka ftuar të gjithë kuksianët që të ushtrojnë të drejtën e votës.
Gjici u shpreh se të gjitha qendrat e votimit janë hapur që në orën 7 të mëngjesit të sotëm, e procesi po ecën krejt normalisht.
“Sot një ditë e qetë ditë festive. I bëj thirrje gjithë qytetarëve kuksianë ashtu siç kanë treguar deri tani qytetari besoj që deri në përfundimin e këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për Kukësin e për qytetarinë iu bëj thirrje të vijnë sa më shumë të marrin pjesë pasi është një ditë feste dhe realisht kuksianët si ndalon kush të votojnë” u shpreh Gjici.























