Me kostum dhe vello, çifti i ri në qendrën e votimit
BKT
Shqipëri

Me kostum dhe vello, çifti i ri në qendrën e votimit

Dita më e lumtur e jetës bëhet më e bukur kur voton. Një çift i ri ka vendosur t`i drejtohet kutive të votimit këtë të diel të 30 qershorit, duke marrë pak minuta nga ceremonia martesore e tyre.

Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. 

Nën titullin "FOTO e Ditës", Balla e ka komentuar kështu  "Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit", shkruan Balla. 

Kujtojmë që procesi zgjedhor për zgjedhjet vendore mbyllet  në orën 19:00./OraNews/


MË SHUME NGA Shqipëri