Përfundon numërimi në Kolonjë, aktori i njohur bëhet kryebashkiak
BKT
Shqipëri

Përfundon numërimi në Kolonjë, aktori i njohur bëhet kryebashkiak

Dje qytetarët e Shqipërisë në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kolonjonës ku u numëruan 34 kuti votimi. Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai fitoi me 4278 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota.

Kujtojmë që Erion Isai nuk vjen nga bota e politikës, por nga arti.


MË SHUME NGA Shqipëri