Griezmann tani vlen më pak, Barça drejt vendimit final
BKT
Sport

Griezmann tani vlen më pak, Barça drejt vendimit final

Lajmi për largimin nga Atletico e Madridit është bërë zyrtar prej javësh, por ndryshe nga sa pritej, Antoine Griezmann është ende pa ekip të ri.

Kampioni i botës kishte një akord verbal me Barcelonën, por me sa duket gjithçka është lënë për në korrik, sepse prej 1 korrikut sulmuesi vlen më pak në treg. 

Klauzola për prishjen e kontratës me Atleticon tashmë ulët në 130 milionë euro, shifër normale për klubet më të pasur në Europë, duke pasur parasysh vlerën e lojtarit. 

Megjithatë, Barcelona ende nuk e ka vendosur dje gjithçka lidhet me Neymar, sepse ndonëse zyrtarisht askush nuk e pranon, klubi blaugrana po punon për rikthimin e brazilianit. 

Nëse Neymar kthehet te Barça, atëherë buxheti për merkaton do të pësonte ndryshim të madh dhe Griezmann mund të ndryshonte destinacion, për të kaluar te PSG. Klubi francez do patjetër zëvendësues nëse shet Neymar dhe Griezmann do ishte ideal, edhe pse në marrëveshje me Barcelonën mund të përfshihet Dembele./Telesport/