16:52 / 01.07.2019
“MONSTRA”, më 22 gusht do të dëgjohen “bombat”
Bombat e shumëpritura të Zaevit për rastin Monstra, do të shpërthejnë në seancën e ardhshme gjyqësore.
Prokurorja Speciale Fatime Fetai tha se në paraqitjen e dëshmive të reja nga ana e PSP-së, në gjykatë do të paraqiten të gjitha materialet e përgjuara që kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfishtë të ndodhur më 12 Prill 2012 te Liqeni i Smilkovës.
Fetai tha se gjykatës do t’i duhet kohë për të analizuar vëllimin e bombave. Avokati Naser Raufi tha se këto përgjime nuk janë me masa të posaçme dhe seancat do të jenë të hapura edhe për publikun, për ta kuptuar se kush e montoi këtë rast. /Alsat-m























