Bahtiri apelon për hapjen e pikave shitëse në veri
"Apeloj te të gjitha bizneset që të angazhohen për të kontribuar për hapjen e pikave shitëse në veri, sepse kjo i ndihmon shumë Kosovës dhe largon ndikimin e Serbisë nga kjo pjesë e shtetit të Kosovës", ka thënë Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Bahtiri është takuar me Ministrin e Tregtisë, Endrit Shala në Mitrovicë.
"Sot, me Ministrin e Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shala, biseduam për gjendjen e krijuar në veri pas krizës së inskenuar humanitare nga serbët, ku numri i bizneseve shqiptare që hapin pika shitëse në veri duhet të rritet.
Në këtë drejtim mora përkrahjen e ministrit që të angazhohemi së bashku, që bizneset nga jugu i Mitrovicës t'i hapin pikat shitëse në veri ku qytetarët do të mund të furnizohen me artikujt e nevojshëm.
Si kryetar i Mitrovicës, komunës më strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, do të mbetem 24 orë në ditë i angazhuar që t'iu shërbej gjithë qytetarëve pa dallim. Ky ka qenë synimi im kur kam ardhur në Kosovë nga Holanda dhe kështu do të punoj me përkushtim pa u lodhur asnjëherë.
Apeloj te të gjitha bizneset që të angazhohen për të kontribuar për hapjen e pikave shitëse në veri, sepse kjo i ndihmon shumë Kosovës dhe largon ndikimin e Serbisë nga kjo pjesë e shtetit të Kosovës.
AB", ka shkruar ai.























