09:43 / 02.07.2019
VIDEO - Eksporti i pemëve në Evropë
Edicioni i emisionit `Aktual` zhvillohet në fermën e pemëve “Luna shpk” në komunën e Junikut ku u fol për kultivimin e qërshive, boronicave, vishnjeve dhe mollave në tokën e Kosovës, të cilat pemë janë të destinuara për tregun e vendeve të ndryshme të BE-së.
Po ashtu u fol për standardin e kultivimit të pemëve por edhe për bashkëpunimin me diasporën e Kosovës me qëllim të zhvillimit të biznesit në vend dhe gjetjes së tregut në BE.
Të gjitha këto tema do t’i bisedojmë me anëtarin e bordit të fermës “Luna shpk”, Agron Krasniqin dhe me drejtorin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovcin.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























