09:53 / 02.07.2019
Ilir Meta del sot me propozime për zgjidhjen e krizës politike
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
Zyra e shtypit ka paralajmëruar se Meta do të dalë përpara mediave në orën 11:00 të paradites së sotme.
“Presidenti i Republikës do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje”.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit. Ftohet media të jetë e pranishme edhe me transmetim LIVE!”, thuhet në njoftimin zyrtar./ Top Channel























