10:26 / 02.07.2019
Rita Ora sjell imazhe nga paraqitja e saj në ‘Alba Festival’
Rita Ora ishte një nga emrat kryesorë të mbrëmjes.
‘Alba Festival’ e mbajtur në Cyrih të Zvicrës u dallua këtë vit me performancën e artistëve, e ndër ta është edhe Rita Ora.
Në këtë vit skenës ja shtinë ‘flakën’ artistë të mëdhenj shqiptar si: Ledri Vula, Elvana Gjata, Capital T, Butrint Imeri e shumë të tjerë.
Këtë vit ishte e ftuar edhe ylli botëror Rita Ora e cila shkëlqeu me paraqitjen e saj.
Bukuroshja ka publikuar disa imazhe nga ky koncert dhe shkruan: “Ky vikend ishte i mrekullueshëm”.























