Shqipëria e angazhuar në përmbushje të reformave në rrugën drejt BE-së
BKT
Shqipëri

Shqipëria e angazhuar në përmbushje të reformave në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta uron Marija Pejčinović Burić për zgjedhjen në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Në urimin e tij Meta thekson se “zgjedhja Juaj në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta për përmbushjen me sukses të angazhimeve në këtë detyrë të lartë”.

“Shpreh besimin se me eksperiencën dhe kontributin Tuaj do t’i jepni një dinamikë të re punës në Këshillin e Evropës, me synim forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe sigurimin e të drejtave sociale, kaq thelbësore për forcimin e një shoqërie demokratike”, shprehet Meta.

“Dëshiroj, me këtë rast, të shpreh vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e suksesshëm midis Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës, si dhe t’Ju siguroj për angazhimin tim dhe të vendit tim në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij bashkëpunimi, në vijim të përmbushjes së reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian”, shton Meta.

“Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që kjo organizatë shumë e rëndësishme europiane do të drejtohet nga një përfaqësuese e një vendi mik dhe fqinj, Ju lutem pranoni, e nderuar zonja Zëvendëskryeministre, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thekson Meta. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri