Bashës i kam thënë: Edhe Millosheviqi iku me votë
BKT
Shqipëri

Bashës i kam thënë: Edhe Millosheviqi iku me votë

Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri në 13 tetor, kur është dekretuar data për zgjedhjet lokale, pas shfuqizimit të 30 qershorit.

Meta në një konferencë për media tha se nuk ishte pjesë e axhendës ‘Rama ik’.  

“Unë nuk kisha axhendën Rama ik! Unë kisha Rama reflekto! Unë kisha axhendën Edi ne e dimë shumë mirë, pavarësisht se disa nga ambasadorët e BE-së nuk e thonë, pa zgjedhje lokale me të gjithë opozitën dhe standarde më të mira ne nuk na çelen negociata. Nuk i kam kërkuar ti lërë karrigen Lulit. I kam thënë Bashës që më duket absurde që të kërkojë të hetojë Durrësin a Dibrën.  Bashës i kam thënë mos ju shmang insitucioneve. Edhe Millosheviqi ka ikur me vota”, tha presidenti Meta pos tjerash, transmeton oranews.

 


MË SHUME NGA Shqipëri