Një ditë pas konferencës së Metës, Rama 90 minuta mbledhje me Kryesinë
BKT
Shqipëri

Një ditë pas konferencës së Metës, Rama 90 minuta mbledhje me Kryesinë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një ditë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, i cili lëshoi akuza të forta kundër kreut të Qeverisë.

Mbledhja e zhvilluar në selinë rozë zgjati rreth 90 minuta dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se Rama ka diskutuar me deputetët dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë për hapat e mëtejshëm të shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Rama nuk i ka komentuar ende deklaratat e presidentit Meta, i cili foli edhe për një ‘grup të strukturar’ që punon kundër interesave të Shqipërisë, ku nuk la pa përfshirë kryeministrin shqiptar dhe miliarderin George Soros.

Sa i përket vendimeve në mbledhje, Kryesia ka vendosur që të thërrasë Asamblenë e PS në fund të muajit korrik.

Ndërkohë që Rama, bëjnë me dije burimet, ka kërkuar të bëhet analiza e rezultatit të votimeve të 30 qershorit, ku Partia Socialiste mori 60 nga 61 bashkitë e vendit për shkak edhe të faktit se opozita nuk iu bashkua garës./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri