14:24 / 03.07.2019
Haradinaj kërkon nga Finlanda mbështetje për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall.
Haradinaj ritheksoi se rreshtimi i Finlandës me të drejtën e Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane.
“Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave", tha Haradinaj.
























