Klopp gati ofertën për yllin e Barcelonës
BKT
Sport

Klopp gati ofertën për yllin e Barcelonës

Ousmane Dembele duket se brenda pak ditësh do të ndahet nga Barcelona.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit, sipas medieve spanjolle, do të sakrifikohet për rikthimin e mundshme te brazilianit Neymar në “Camp Nou”.

Gjiganti anglez, Liverpool, mësohet se është duke e përcjell me kujdes situatën e Dembele-s, i cili pëlqehet mjaft shumë nga trajneri i “reds” Jurgen Klopp.

Siç raportohet, kampionët në fuqi të Evropës brenda pak ditësh do të bëjnë ofertën zyrtare për francezin, i cili në sezonin e fundit në La Ligë shënoi tetë gola.