18:26 / 03.07.2019
Engel takon Arifin, kyçet në problemin e shqiptarëve të Luginës
"Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve, z. Eliot Engel:, ka shkruar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.
Arifi e ka njoftuar kongresistin amerikan për zhvillimet politike në Luginë, ndërsa Engel ka shprehur interesimin për t'u angazhuar në zgjidhje të problemeve ekzistuese.
Kongresisti amerikan po qëndron për vizitë në Serbi, ku është takuar me liderët e këtij vendi.























