​Alves mbron Messin: E gjithë përgjegjësia bie të gjyqtari
BKT
Sport

​Alves mbron Messin: E gjithë përgjegjësia bie të gjyqtari

Kapiteni i Brazilit, Dani Alves zhvilloi një ndeshje fantastike në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës duke e ndihmuar kombëtaren e tij për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Amerikës.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Barcelonës mbrojti Lionel Messin nga kritikat e shumta.

“Ishte një ndeshje e zakonshme (klasike) mes Brazilit dhe Argjentinës por ne ishim shumë të fokusuar në ndeshje dhe i dinim vështirësitë e kundërshtarit. Jemi shumë të lumtur, ka mbetur edhe shumë pak. Duhet të jesh i kujdesshëm kur ke përballë një figurë si Messi, duhet të bësh një punë barbare”.

Kritikat ndaj Messit? Të jesh më i miri në botë është e vështirë, pasi te Argjentina e gjitha përgjegjësia bie të Leo. Atje është vetëm Messi dhe disa shokë që e ndjekin”, transmeton KJ.

Pretendimet për gjykimin? Bie dakord me Messin, që gjyqtari ishte më nervoz se ne”, deklaroi Dani Alves.