19:11 / 03.07.2019
Komandanti i KFOR-it viziton Serbinë, diskutohet për Kosovën
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’Adarijom ka vizituar sot Serbinë.
Gjatë kësaj vizite, D’Adarijom ka realizuar një takim me shefin e Ushtrisë së Serbisë, Milano Mojsiloviq me të cilin thuhet të kenë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.
Ndër të tjerash janë diskutuar edhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të monitorimit të gjendjes në teren dhe ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë, transmeton Express.
Mojsiloviq u deklarua se KFOR-i është e vetmja forcë legjitime e armatosur në Kosovë me përgjegjësi për popullatën serbe.























