Barcelona gati ta shesë Umtitin
BKT
Sport

Barcelona gati ta shesë Umtitin

Barcelona është gati për ta dëgjuar ofertën për mbrojtësin e tyre, Samuel Umiti.

Fituesi i Kupës së Botës ka bërë 15 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar duke mos pasur mundësi të luajë për shkak të lëndimit.

Umtiti nënshkroi kontratë të re më Barcelonën sezonin e kaluar, mirëpo Barcelona po mundohet ta transferojë Neymarin dhe i nevojiten para.        

Manchester United, Arsenal dhe Juventusi janë të interesuar për ish-mbrojtësin e Lyonit. Çmimi i lojtarit kushton rreth 50 milionë euro.