VIDEO-Ridefinimi i orarit të punës do të rritë sigurinë në punë
BKT
Lajme

VIDEO-Ridefinimi i orarit të punës do të rritë sigurinë në punë

RTKlive

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), për shkak të vapës së madhe që po mbretëron në vend dhe rajon ka kërkuar ridefinim të orarit të punës për punëtorët e sektorit privat, katër orë para dite dhe katër orë pasdite.

Avni Hajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se punëtorët e Kosovës në sektorin privat nuk janë në gjendje të mirë.

“Ka kompani që i respektojnë punëtorët, por ka edhe prej atyre që nuk i respektojnë orarit. Nuk duhet të shkelen të drejtat e punëtorëve. Në perëndim dihet se respektohet shumë punëtori, pa të drejta të punëtorëve nuk ka zhvillim”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij nëse merren vendime që do të jenë në shërbim  të punëtorëve në sektorit privat, do të jetë një gjë pozitive për të gjithë, si për punëtorët, ashtu edhe për organet gjegjëse, e bizneset.

Hajdini vlerësoi se në sektorin privat BSPK-ja ka problem për shkak të mungesës së organizimit sindikal.

Për më shumë ndiqeni më shumë videon:


MË SHUME NGA Lajme