10:15 / 04.07.2019
Historike për Holandën, eliminon Suedinë dhe prek finalen për herë të parë
Do të jetë Holanda kundërshtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në finalen e Kupës së Botës për femra, që po zhvillohet në Francë.
Në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit vajzat portokalli arritën me shunë mundim të fitonin 1-0 me Seuedinë në kohën shtesë, falë golit të shënuar nga mesfushorja e Manchester United Jackie Groenen’s në minutën e 99-të, teksa koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura.
Duhet pranuar se Holanda ishte dominuese në lojë dhe e meritoi kualifikimin në finale. Për futbollistet e drejtuara nga Sarina Wiegman kjo është një arritje historike, pasi për herë të parë prekin finalen. Rezultati më i mirë ishte raundi i 1/16-ave katër vite më parë.























