11:16 / 04.07.2019
Xhaçka: Jemi me fat që SHBA-të po e mbështesin Shqipërinë e shqiptarët
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për festën e 243-vjetorit shprheet se Shqipëria është me fat që ka një aleat të tillë.
“Zoti e bekoftë Amerikën! Aleatin tonë që në ditët e para të krijimit të shtetit shqiptar! Vendi që na është gjendur në momentet më të vështira e vendimtare të kombit tonë”, thekson Xhaçka.
“Jemi me fat që ende sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia!’ nënvizon ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. /ATSh























