Presheva në këmbë pret Kongresmenin Engel
Në një postim në rrjetin social `Facebook` Shqiprim Arifi tha se shprehin mirënjohje ndaj kontributit për Kongresmenin, Engel duke e falenderuar për kontributin në çështje kombëtare shqiptare si dhe mbështetjes në avansimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
'Sot Presheva pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpres mikun e madh te shqiptarëve, Kongresmenin Amerikan zotri Eliot Engel.
Në emër të komunës së Preshevës dhe në emër të gjithë qytetarëve tonë në shenjë mirënjohje ndaj kontributit në çështjen kombëtare shqiptare si dhe mbështetjes në avansimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mikut tonë ia dhurova një mirënjohje dhe i urova shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat në jetën dhe veprimtarinë e tij,' ka shkruar Arifi në 'Facebook'.


























