"Shitja e Aubameyangut ose e Lacazzetes do të ishte një katastrofë"
Ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright mendon se nëse Arsenali vendos ta shesë Aubameyangun ose Lacazette do të jetë një katastrofë.
Arsenali po mundohet ta transferojë Wilfried Zahan në ekip, mirëpo Crystal Palace kërkon 100 milionë euro për lojtarin.Arsenali po mendon ta shesë Aubameyangun ose Lacazetten në mënyrë që të këtë para për ta blerë Zahan.
Aubameyangu sezonin e kaluar fitojë Këpucën e Artë në Premier League me 22 gola ndërsa Lacazette shënoi 19 gola në të gjitha garat. Ish sulmuesi i Arsenalit tha se transferimi i Zahas do të jetë i mrekullueshëm.
“Ne po mundohemi ta marrim Zahan, kjo do të ishte një mrekulli, mirëpo nuk duhen të sakrifikohen Aubameyang ose Lacazzete”, deklaroi ai. Ai po ashtu mendon se forca e ekipit është në mesfushë dhe me largimin e Aaron Ramsey në Juventus, ekipit i nevojitet një lojtar i cili mund të bëjë asistime. “Të shënosh gol është kryesore dhe ekipit i nevojitet ai mesfushor i cili do të i ndihmoj sulmuesve të shënojnë gola”, përfundoi Wright.























