Llapi nënshkruan për dy vite me futbollistin e Kombëtares U-19
BKT
Sport

Llapi nënshkruan për dy vite me futbollistin e Kombëtares U-19

Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin. Umit, ka arritur marrëveshjen që të jetë pjesë e ekipit nga Podujeva për 2 vitet e ardhshme.

Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht nga SC Châtelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U-19.

Për këtë transferim klubi i Llapit falënderon menaxherin Rrahman Kice, që njëherazi është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi.