United-Lukaku, ja zhvillimet e fundit
BKT
Sport

United-Lukaku, ja zhvillimet e fundit

Ylli i Manchester United, Romelu Lukaku dëshiron që klubi të vendos për të ardhmen e tij.

Belgu po pritet që t’i bashkohet Interit këtë verë.Sulmuesi belg nuk ka dëshirë që të luaj si zgjedhje e dytë të United.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, i ka treguar lojtarit se në vend të tij do të luaj Marcus Rashford prandaj ai po preferon transferimin në Inter.

26-vjeçari po pret që trajneri i tij të i tregoj se çfarë do të ndodh me të brenda disa ditësh.

Gjiganti italian, Inter po e dëshiron lojtarin ta marrë si huazim, mirëpo United e ka refuzuar këtë ofertë dhe po kërkon 70 milionë euro për të.