17:28 / 04.07.2019
“Fqinjët takohen në Samitin e Pozhnanit
“Fqinjët takohen në Samitin e Pozhnanit", ka shkruar Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ajo në një fotografi të publkuar në Twitter ka postuar një fotografi ku shihet me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, atë të Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq.
Samiti i Pozhanit që po mbahet në Poloni do t’i shërbejë komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.
Gjatë ditës është raportuar për një përplasje mes ministrit të jashtëm të Kosovës dhe të atij të Serbisë.























