Nismës Socialdemokrate i largohen anëtarë, Hoti i quan okrekstrime
Nismës Socialdemokrate po i largohen anëtarë të tjerë, pas largimit të ish-ministrit, Bajram Hasani, por në këtë parti këto ikje po i gjykojnë si orkestrime nga ish-ministri Hasani.
Hasani ka shpërndarë të enjten një postim në Facebook të Jehonë Berishës, e cila ka njoftuar se largohet nga kjo parti.
“Të nderuar miq !
Unë Jehonë Berisha kryetare e nëndegës Verbice e Zhegocit së bashku me anëtarët e kryesisë në nëndegën e Zhegocit nga sot jap dorëheqjen nga Nisma Social Demokrate ne Gjilan .
Për shkak të dorëheqjes se kryetarit të degës ish ministrit Bajram Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të degës , tërhiqem nga të gjitha funksionet e mia ne parti .
Ne shpresuam shumë besuam ne vizionin tuaj por ju na harruat dhe nuk na perfillët fare .
Sllogani juaj "Ne mbajme fjalën " mbeti vetëm i shkruar .
#Të MirëtPoIkin”, ka shkruar ajo.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar deputeti i kësaj partie, Enver Hoti. “Publikimet e orkestruara njëra pas tjetres nga z.Bajrami Hasani, e kanë vetëm një qellim "me e rrit kinse peshën politike" para aderimit në ndonjë parti tjetër, peshë e cila do ta rëndit ish-Ministrin, në fund të rreshtit kudo që shkon!
Megjithatë respekt për qëndrimet e secilit!”, ka shkruar Hoti.























