Reali dhe Tottenhami bisedojnë për Ceballos
BKT
Sport

Reali dhe Tottenhami bisedojnë për Ceballos

Real Madridi dhe Tottenhami kanë mbajtur një takim për mesfushorin, Dani Ceballos.

Tottenhami pasi e transferoi në ekip Tanguy Ndombele, Mauricio Pochettino e dëshiron në ekip Ceballos për ta forcuar mesfushën. Reali nuk po mendon ta shesë lojtarin përgjithmonë.           

Tottenham është duke menduar që lojtarin ta bëjë të vetin verën e ardhshme për 60 milionë euro. Klubet e tjera angleze të interesuara për Ceballos janë edhe Liverpooli e Arsenali.