FC Prishtina: Mirel Josa qëndron
BKT
Sport

FC Prishtina: Mirel Josa qëndron

Pavarësisht se mediat vendore raportuan se Mirel Josa është shkarkuar nga posti i trajnerit te FC Prishtinës, megjithatë, kryeqytetasit përmes një njoftimin në faqen e tyre  zyrtare, kanë mohuar zërat për shkarkimin e teknikut shqiptar.

Ja çfarë shkruan në faqen zyrtare të FC Prishtinës:

Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.

Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.

Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.

Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara.