19:18 / 04.07.2019
Merkel: Ballkani Perëndimor ka pengesa drejtë BE-së!
Në kuadër të procesit të Berlinit në Poznan të Polonisë po zhvillohet Konferenca e Ballkanit Perëndimor, e cila synon të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.
E ftuara kryesore e kësaj konference, është kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kosova në këtë takim, përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.























