Cakaj: Poznan duhet të përfundojë me një mesazh për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Cakaj: Poznan duhet të përfundojë me një mesazh për Shqipërinë

"Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor", ka thënë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai ka thënë se mbledhja e Ministrave të Jashtëm e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së mbështetëse të Procesit të Berlinit kësaj rradhe u përqëndrua në dy tema kryesore.

Njoftimi i plotë i Cakajt: 

Sot në Samitin e Poznanit në Poloni...

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së mbështetëse të Procesit të Berlinit kësaj rradhe u përqëndrua në dy tema kryesore:

- Bashkimi rajonal në shërbim të procesit të integrimit evropian.
Platforma e bashkëpunimit rajonal ka dhënë rezultate konkrete sidomos në fushën e ndërlidhjes, lëvizjes dhe digjitalizimit deri tani. Sidoqoftë, këtu vlen të nënvizohet se platforma zhvillimore e bashkëpunimit rajonal, përkundër dobisë madhore të saj, nuk mund të zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

- Fuqizimi i shoqërisë civile si mekanizëm i patjetërsueshëm i nxitjes së ndërveprimit rajonal. Nisma sikurse a) RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor janë duke pasur një ndikim mjaft pozitiv në procesin e pajtimit ndëretnik në Ballkan; b) marrëveshja për uljen e çmimeve të shërbimeve të roaming, njohja e diplomave dhe kualifikimeve akademike dhe mbështetja e nismave të tjera në shërbim të aftësive teknologjike dhe digjitale do të kenë një efekt të konsiderueshëm në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm profesional dhe ndërveprimit të thellë doganor në nivel rajonal; c) përfshirja e shoqërisë civile në strukturat negociatore të interesit nuk është thjesht vlerë e shtuar por një detyrim themelorë i rrugëtimit evropian.

Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.


MË SHUME NGA Shqipëri