20:44 / 04.07.2019
Rodrigo Palacio nuk largohet nga futbolli i madh, mbetet në Serie A
Rodrigo Palacio nuk heq dorë nga futbolli i madh.
Edhe pse është 37-vjeç, sulmuesi argjentinas do të vazhdojë karrierën në Serie A edhe për një tjetër sezon.
Palacio ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Bolognan deri në verën e vitit 2020. Trajneri serb Sinisa Mihajlovic beson shumë te eksperienca e ish-sulmuesit të Interit dhe u kërkuar drejtuesve të klubit kuqeblu ta mbajnë në skuadër edhe për një tjetër sezon.
Palacio është pjesë e Bolognas që nga viti 2017 dhe 2 sezone me këtë skuadër ka arritur të zhvillojë 59 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.























