09:59 / 05.07.2019
Cakaj: BE të shpreh qartë mbështetjen për negociatat me Shqipërinë
Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ministri në detyrë për Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj thotë se Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.
Ai është duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me ministrat e shteteve anëtare të BE-së.
Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Bashkimi rajonal në shërbim të procesit të integrimit evropian dhe fuqizimi i shoqërisë civile si mekanizëm i patjetërsueshëm i nxitjes së ndërveprimit rajonal,” shkruan Cakaj.























