14:39 / 05.07.2019
Sophie Turner dhe Joe Jonas mbërrijnë në SHBA pas martesës
Aktorja e njohur, Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas, janë zyrtarisht burrë dhe grua.
Ata u martuan javën e kaluar në Château de Torreau në Sarrians të Francës.
Sipas Hollywood Life, çifti i njohur është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se janë të lumtur me njëri-tjetrin.
Paparacit në internet kanë publikuar fotografinë e parë të çiftit që nga kthimi në SHBA.























