Faqja zyrtare e Milanit shkruan për miqësoren me Feronikelin
BKT
Sport

Faqja zyrtare e Milanit shkruan për miqësoren me Feronikelin

Milan ka konfirmuar prezencën në Kosovë më 10 gusht.

Skuadra e Milanit, përmes faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar ndeshjen miqësoren që do ta zhvillojë kundër Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Më 10 gusht, kampionët e Kosovës zhvillojnë ndeshje miqësore me 7 herë kampionët e Evropës, skuadrën e Milanit.

“Ac Milan dhe Feronikeli janë të lumtur të ju njoftojnë se të shtunën më 10 gusht, nga ora 20:45, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Milanit, përcjell lajmi.net.

Tutje në njoftim shkruhet për historinë e KF Feronikelit, dhe për mundësinë e tifozëve nga Kosova për të parë nga afër Milanin.