Sllovenia arreston 69 emigrantë në kufi, disa janë nga Kosova
BKT
Lajme

Sllovenia arreston 69 emigrantë në kufi, disa janë nga Kosova

Policia sllovene ka ndaluar dhe arrestuar 69 emigrantë të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë në 24 orët e fundit.

Shumica nga ata që u ndaluan,48, ishin nga rrethi i Koper, Ilirska Bistrica dhe Piran, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, India dhe Turqia.

Mediat sllovene shkruajnë që disa nga të arrestuarit janë nga Republika e Kosovës.

Vetëm disa emigrantë kanë kërkuar azil në Slloveni, ndërsa pjesa tjetër janë dorëzuar në duart e autoriteteve kroate.

Ministria e Brendshme e Sllovenisë  kanë treguar se deri më tani në vitin 2019-të, 5345 persona janë kapur duke e kaluar në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë./Indeksonline


MË SHUME NGA Lajme