Nismës në Shtime i bashkohen 121 anëtarë të rinj
BKT
Lajme

Nismës në Shtime i bashkohen 121 anëtarë të rinj

Nisma Socialdemokrate sot shënoi pesë vjetorin e themelimit në Shtime, ku kësaj partie iu bashkuan 121 anëtarë të rinj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se Nisma është dyfishuar në të gjithë Ksoovën, ndërsa pohoi se ka ardhur koha që edhe Shtimja të qeveriset nga Nisma.

Duke kujtuar themelimin e Nismës pesë vite më parë, Limaj tha në atë kohë Kosova identifikohej me dy taborë, një tabor me mashtrime dhe tabori tjetër me sharje dhe këto ishin ofertat politike për qytetarët, dhe zgjidhjet ishin të kufizuara edhe të këqija, largoheshin njerëzit punëtorë, kurse energjitë pozitive i heshtshin.

“Njerëzit punëtor i largonin, njerëzit që donin me bë diçka për vendin i damkosnin, energjitë pozitive heshtën. Dilnin në pah më shumë, ata që dinin me sha më shumë. Vlerësoheshin më shumë, ata të cilët shkatërronin më shumë. Votoheshin më shumë, ata që mashtrojnë më shumë. Praktikisht kjo ka qenë  gjendja para 5 viteve, kur ne e kemi nisur këtë projekt”, tha Limaj.

Limaj tha se detyra e politikanëve është që të punojnë për qytetarët dhe t’i bindin të rinjtë që mos ta lëshojnë Kosovën.

“Nuk dua aso vote që e mashtron njeriun. Nuk dua fjalim, me fol çka kanë qejf me ni, se ne jetojmë këtu, ne kemi zgjedh me jetu në vendin tonë, ne kemi me fol çka na nin zemra, çka besojmë. Ne kemi me fol atë çka besojmë se duhet të jetë në këtë vend, për me ec përpara. Prandaj kjo parti, e ka shti këtë frymë të re të bashkëpunimit. E keni pa edhe në Prishtinë, e keni pa në çdo iniciativë tonë politike në Parlament dhe në Qeveri. Ne jemi zëri i arsyes atje”, tha Limaj.

I pari i Nismës tha se ka ardhur koha, që djemtë dhe vajzat e Shtimes të jenë në Parlament dhe po ashtu ka ardhur koha që edhe Shtimja të qeveriset nga kandidati i Shtimes.

“Jemi dyfishuar dhe presim që në të ardhmen Nisma të ketë 10 deputetë. Pres nga ju bashkëvendës të Shtimes, ta fuqizoni edhe më tutje. Pres që në të ardhmen Shtimës t’i drejtohet ministri i juaj, e deputeti i zgjedhur nga vet ju”, tha Limaj.  

Kurse, kryetari i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj tha se që nga fillimi grupi parlamentar i Nismës në Kuvendin e Kosovës ka bërë punë të mëdha.

“Me iniciativën e  Nismës Qeveria Mustafa shkoi në shtëpi. Arsye pse shkoi në shtëpi, ishte se nuk mund të merrte vendime për shtetin. Dhe ne jemi të edukuar, se kur është shteti në pyetje, është ajo që ne mëse shumti e vlerësojmë... Me ardhjen e Nismës në Qeveri, i kemi dhënë një dinamikë tjetër Qeverisë së Kosovës, kryesisht energjia e kryetarit tonë, zotit Fatmir Limaj e ka bërë këtë”, tha ai.

Gjatë këtij aktiviteti, Nismës ia janë bashkuar 121 anëtarë të rinj


MË SHUME NGA Lajme