Haziri rizgjidhet kryetar i LDK-së në Gjilan
Nënkryetari i LDK-së në nivel qendëror, Lutfi Haziri, ka njoftuar se është rizgjedhur kryetar i LDK-së në nivel lokal.
"Në Kuvendin e nëntë zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, mora mbështetjen absolute nga 101 delegatët për kryetar edhe për një mandat, sikurse edhe kryesia e delegatët për Kuvendin Qendror", ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Kuvendin e nëntë zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, mora mbështetjen absolute nga 101 delegatët për kryetar edhe për një mandat, sikurse edhe kryesia e delegatët për Kuvendin Qendror. Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më reprezentativ dhe më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e rininë. Jam shumë i lumtur dhe krenar me solemnitetin dhe unitetin e treguar. LDK e Gjilanit dëshmoi se punon, jo për t’i larguar njerëzit, por për t’i ofruar ata. Veç kështu bashkë dhe unik, jemi më të fortë. Këtë besim absolut, e përkthej në përgjëgjësi edhe më të madhe. Ju faleminderit shumë. Urime të zgjedhurve!























