23:39 / 05.07.2019
Phelan e dëshiron Maguiren në “Old Trafford”
Asistenti i Manchester United, Mike Phelan ka shumë dëshirë ta transferojë lojtarin e Leicester Cityt, Harry Maguire në “Old Trafford”.
Phelani e ka trajnuar lojtarin gjatë kohës kur ishte trajner i Hull Cityt dhe e ka vendosur gjithmonë lojtarin në ekipin e parë.Maguire është në Leicester dhe është i dëshiruar nga të dy klubet angleze, Manchester United e Manchester City.
United është gati ta paguaj lojtarin 70 milionë euro, mirëpo Leicester City po kërkon më shumë se 75 milionë euro.
Maguire dëshiron të ndërrojë klub këtë verë dhe ka refuzuar të vazhdojë kontratën 5-vjeçare me Leicesterin.























