Morata mendon vetëm për qëndrimin në Atletico
BKT
Sport

Morata mendon vetëm për qëndrimin në Atletico

Alvaro Morata është duke menduar vetëm për qëndrimin në klubin spanjoll, Atletico Madrid.

Sulmuesi i cili është si huazim te Atletico, po kërkon të vazhdojë të luajë për ekipin spanjoll.

Chelsea ka thënë se nëse Atletico kërkon ta mbajë përgjithmonë lojtarin duhen të paguajnë vlerën prej 50 milionë eurosh.    

Morata e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Madrid. Edhe pse ai duhej të qëndronte larg Atleticos deri te dielën për të parë nëse ekipi do ta blej atë, ai ka shkuar sot në trajnimet para sezonale.