Herrera tregon se pse e la Manchester Unitedin për PSG-n
Ish-mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, është i ngazëllyer për lëvizjen e tij në PSG.
Spanjolli tregon se pse vendosi ta marrë një vendim të tillë. "Agjenti im më thirri të më thoshte se kisha mundësinë të luaja për klubin më të madh në Francë. Paris Saint-Germain është një ekip që vazhdon të përparojë dhe që luan për të fituar të gjitha titujt e mundshëm. kam marrë këtë telefonatë, e dija që dëshiroja të vija. Me të vërtetë dëshiroja të shkoj në Paris dhe të vishja ato ngjyra”.
"Unë e di se zgjedhja ime për të ardhur këtu është e duhura, ishte koha ideale për mua të përjetoja një sfidë të re, gjithçka më pas shkoi shumë shpejt, gjithkush në klub ishte i mahnitshëm me mua, mendova se me të vërtetë më donin mua. Me të vërtetë e bëri të ndjej se isha i mirëpritur këtu. Klubi ka një histori shumë të bukur dhe jam i lumtur që mund të shkruaj histori të re”, vazhdoi ai.
"Gjithashtu e pëlqej qytetin, Paris është qyteti më i bukur në botë, ne kemi qenë me pushime disa herë, sot kemi mundësi të jetojmë këtu dhe luaj për këtë klub të mrekullueshëm ... është fantastike!" përfundoi ai.
Herrera u transferua te PSG-ja si lojtar i lirë, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Manchester Unitedin. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me PSG-në, deri në qershor të vitit 2024.























