14:11 / 06.07.2019
De Rossi merr vendimin për të ardhmen
Italiani i jep fund spekulimeve.
Pavarësisht se ishte shumë e vështirë të ndahej nga klubi i Romës, pasi dëshira ishte shumë e madhe që të qëndronte, por klubi nuk ja plotësojë kërkesën duke mos i rinovuar kontratën.
Dhe gjithçka mes tyre u mbyll duke i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit megjithëse ishte e hidhur.
Shumë oferta erdhën në drejtim të lojtarit nga Serie-A dhe Amerika por e ardhmja e tij dukej shumë pranë Fiorëntinës dhe klubi ishte i gatshëm për një kontratë.
Mesa duket, De Rosi nuk është bindur për të vazhduar, apo ndoshta nuk ka mundur ta shohë veten me një fanellë, e cila nuk është ajo e Romës.
De Rosi, tashmë me shumë mundësi do të nisë një eksperiencë të re në fushën e trajningut.























