Alternativa kërkon nga partitë politike të caktojnë datën e zgjedhjeve
BKT
Lajme

Alternativa kërkon nga partitë politike të caktojnë datën e zgjedhjeve

Partia opozitare Alternativa ka kërkuar konsensus dhe pajtim të gjitha partive politike që të caktohet sa më shpejt data e zgjedhje të ardhshme nacionale. Kjo parti iu ka bërë thirrje gjithashtu partive opozitare që të ndërtojnë një strategji zgjedhore kur do të përcaktohen standardet e qeverisjes së ardhshme.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila përmes një konference për media ka shprehur shqetësimin për keqmenaxhimin e parave publike të theksuara në raportin e auditorit, derisa ka shtruar nevojën e zgjedhjeve të reja nacionale.

Deputetja Kusari-Lila po ashtu adresoi kritika ndaj ekzekutivit duke renditur të gjitha vendimet që sipas saj janë të gabueshme.Ndërkaq, nënkryetari Reshat Nurboja foli për autostradën që pritet të ndërtohen për Dukagjin, ku tha se kjo është e gabueshme dhe se me këto vendime shteti pritët të bankrotoj.

Në këtë konferencë, po ashtu u tha se projektin e ri të prezantuar ai “Prishtina e Re”, nga organet komunale dhe Qeveria, ku do të zhvendoset objekti i ekzekutivit është një vendim i paplanifikuar mirë, sidomos në kur po planifikohet ulja e ministrive


MË SHUME NGA Lajme