15:33 / 06.07.2019
Zyrtare: Berisha transferohet tek Spal
Etrit Berisha ka ndërruar skuadrën edhe zyrtarisht.
Spal kanë nënshkruar edhe zyrtarisht me portierin Etrit Berisha në huazim me detyrimin për të blerë në kushte të caktuara nga Atalanta.
Berisha ka qenë në Itali që nga 2013 në Lazio, pastaj Atalanta, ndërsa tani po nis një aventurë të re me SPAL.
30-vjeçari kohëve të fundit nuk kishte hapësirat e duhura në Bergamo ku edhe u bë zgjedhja e dytë për Pierluigi Gollini.
Skuadra italiane Spal e ka prezantuar Berishën dhe janë shprehur të lumtur që kanë marrë reprezentuesin shqiptar në radhët e veta.























