15:57 / 06.07.2019
Reali ofron 80 milionë euro plus Bale-n ose Isco-n për Pogba-n
Reali ofron 80 milionë euro plus Bale ose Isco për Pogba-n
Madrilenët janë të vendosur për blerjen e yllit francez.
Real Madridi i ka ofruar Manchester United 80 milionë euro plus Isco ose Gareth Bale në këmbim të Paul Pogba-s, sipas Mundo Deportivo.
Ylli i Francës dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë dhe Madridi është skuadra favorite për ta transferuar francezin.
United kanë kërkuar për lojtarin rreth 180 milionë euro, por drejtuesit madrilen shpresojnë ta ulin çmimin duke ofruar një lojtar plus para.























